
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme dhe avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj që brenda datës 27 shkurt të dorëzojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku Veliaj kërkon deklarimin si “jo kushtetuese” të masës “arrest me burg”.
Kërkesa u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare.
Nga ana tjetër, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 27 të pandehur të tjerë u kaluan për gjykim në dosjen ku kryebashkiaku akuzohet për pesë vepra penale. Versus.al

