Unpublished /

MARRAMENDESE! Behuni Gati "DO NGRIJME" parashikimi per Shkurtin befason Shqiperine

Shkruar nga Versus

MARRAMENDESE! Behuni Gati "DO NGRIJME" parashikimi per Shkurtin

Meteorologu Hakil Osmani tha se me fillimin e këtij muaji, pritet të kemi kryesisht një mot të qëndrueshëm. Ai u shpreh se dita e diel do të jetë ajo e cila do të sjellë një ndryshim të motit për shkak të reshjeve të shiut, në masë jo shumë të lartë.

“Në këtë fillim muaji, kemi një ditë kryesisht me vranësira por nuk pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Sa i përket temperaturave, maksimumi pritet të jetë 15 gradë, ndërsa ditet ne vijim kemi ndryshime të kushteve atmosferike pasi do të jenë prezente reshjet e shiut të cilat më të dukshme do paraqiten në zonat jugore, duke vijuar më pas në gjithë territorin shqiptar. Në zonat e thella malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës duke sjelle temperatura shume te ulta dhe te acarta”, tha Osmani për “Euronews Albania”.

Ai shtoi se në ditët e para të shkurtit do të kemi prani të diellit por më pas vijon një ulje shume te ndjeshme e temperaturave të ajrit në zona të caktuara.

“Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, kemi përmirësim të motit, me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqyteti. Pra 15 ditëshi i parë do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Sa i përket temperaturave do të jenë disi të larta të paktën deri ditën e hënë, makismumi i cili do të jetë 15 deri në 16 gradë celsius.

Gjatë kësaj javë do të kemi rënie të temperaturave të ajrit të cilat do të shënojnë -8 gradë. Në pjesën e dytë të javës do të kemi rënie më të ndjeshme, maksimume jo më shumë se 10-11 gradë celsius”, theksoi Hakil Osmani.

Ndërkaq, meteorologu ka shpjeguar se si do të variojë pjesa e dytë e shkurtit, tashmë me një mot më të butë dhe me largimin e masave ajrore të ftohta.

“Temperaturat tipike sa i përket muajit shkurt do të jenë rreth vlerës -2.2 gradë në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumet rreth vlerës 14 gradë celsius. Pjesa e dytë të shkurtit do të sjellë një mot më të butë, me temperatura shumë më pranë vlerave normale, kryesisht 16 gradë”, tha Osmani.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: