Unpublished /

Seanca nis me debate, Bardhi-Spiropalit: Duhen 70 deputetë në sallë! Kryeparlamentarja: Kapesh pas fijes së kashtës

Shkruar nga Versus
Seanca nis me debate, Bardhi-Spiropalit: Duhen 70 deputetë në
Spiropali dhe Bardhi

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me tensione pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk pranoi që mbledhja të niste pa patur të pranishëm 70 deputetë sipas rregullores.

Ai i bëri thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali që të detyrojë deputetët e mazhorancës të jenë të pranishëm në sallë për miratimin e procesverbalit. Nga ana tjetër, Spiropali tha se Bardhi po tentonte të kapej ‘pas fijes së kashtës’ për të mos diskutuar çështje më me rëndësi.

Pjesë nga debati:

Bardhi; Kur nis mbledhja e Kuvendit duhet të jenë minimum 70 deputetë, kjo është A-ja e rregullores. Kështu që ju lutem ndërprisni seancën, njoftoni deputetët tuaj të vijnë në seancë plenare dhe më pas vijojmë punën. Nëse ata nuk ju vijnë në seancë, ky është problemi juaj. E ke për detyrë të bësh kuorumin.

Spiropali: Unë nuk detyroj askënd, as grupin tuaj parlamentar, as grupin e shumicës.

Bardhi: Ti nuk kupton as çfarë të thonë. Lexove në nen të rregullores që nuk ka lidhje me këtë që po themi ne. me çfarë shumice e miratove procesverbalin që do nënshkruash? Se po nuk pate minimum të pranishëm 70 deputetë, si e nis seancën?

Spiropali: Nëse ju doni të kapeni pas kësaj fije kashte për të mos diskutuar çështjet e rëndësishme për të cilat jemi mbledhur sot, kjo është në përgjegjësinë tuaj.

Më pas fjala i kaloi ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e cila prezantoi projektligjin për mbrojtjen e ambientit të zonave detare. Versus.al

Poll