Unpublished /

Mori çelësin disa ditë më parë dhe i vodhi kambistit 40 mijë paund, kamera 'nxjerr zbuluar' rrobaqepësen: Momenti kur kryen grabitjen!

Zbardhet vjedhja e 40 mijë paundëve në një market në Tirana, ku një grua përdori një çelës të vjedhur më herët për të marrë çantën me para të një kambisti. Paratë u gjetën më pas në vendin e saj të punës dhe u sekuestruan nga policia.

Shkruar nga Versus

Mori çelësin disa ditë më parë dhe i vodhi kambistit

Një grua është vënë në pranga nga Policia e Tirana, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume prej 40 mijë paundësh në një market të kryeqytetit.

Sipas hetimeve, autorja e identifikuar si Maglevina Xhakollari kishte planifikuar më herët vjedhjen.

Disa ditë para ngjarjes, ajo kishte marrë çelësin e një prej kasetave ku klientët lënë çantat, pa u vënë re nga punonjësit. Edhe pse çelësi u konstatua i humbur dhe u zëvendësua me një kopje, kjo nuk e pengoi realizimin e vjedhjes.

Ditën e ngjarjes, një klient që punonte si kambist depozitoi çantën me para në kasetë duke përdorur çelësin e ri. Ndërkohë, gruaja përdori çelësin e vjedhur më herët për të hapur kasetën dhe për të marrë shumën e konsiderueshme të parave.

E gjithë skema është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur ajo i afrohet vendit të kasetave dhe merr çantën.

Pas ndërhyrjes së policisë, paratë u gjetën dhe u sekuestruan në vendin e punës së saj, një rrobaqepësi. Ndërkohë, Xhakollari pritet të përballet me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes./Versus.al

 

 

 

 

Poll