Unpublished /

DASH përgjigjet për Euronews Albania: Berishës i jepet përjashtim nga kufizimet e vendosura

Kreu i PD, Sali Berisha u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u prit me brohoritje nga deputetët demokratë.

Shkruar nga Versus

DASH përgjigjet për Euronews Albania: Berishës i jepet

Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se është hequr "non grata" për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, thuhet në përgjigjen për Euronews.

Kreu i PD, Sali Berisha u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u prit me brohoritje nga deputetët demokratë. Me të mbërritur në sallë ai shkoi në foltore, ndërsa deputeti Xhaferri tha se kishte një “lajm të fundit”.

“Unë erdha, u krye!”- tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve socialistë duke nënkuptuar se SHBA-të i kanë hequr non-gratën ashtu siç u bë me dije më herët nga deputeti Tritan Shehu.

 

Poll