Unpublished /

Përfundojnë kontrollet 'blic' në burgun e Lushnjës dhe Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara

Shkruar nga Versus

Përfundojnë kontrollet 'blic' në burgun e Lushnjës

Pas disa orësh, kanë përfunduar kontrollet "blic" të nisura mëngjesin e sotëm në burgun e Lushnjës dhe Elbasanit me qëllim gjetjen e sendeve të ndaluara të cilat mund të përdoreshin nga të burgosurit.

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar brenda qelive, ambienteve të përbashkëta, sektorëve të sigurisë dhe regjimet e brendshme.

"Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale“- njofton drejtoria. Versus.al

Poll