Unpublished /

VIDEO/ “Nuk na përfaqësoni”, aktivistja ndjek me megafon deputetin Tërmet Peçi pas daljes nga Kuvendi

Në pamjet e publikuara, aktivistja dëgjohet duke i drejtuar thirrje deputetit, duke i thënë: “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa vijon ta ndjekë për disa momente.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Nuk na përfaqësoni”, aktivistja ndjek me megafon

Një përplasje verbale është regjistruar pas përfundimit të punimeve në Kuvend, ku një aktiviste ka ndjekur me megafon deputetin Tërmet Peçi, teksa ai po largohej nga ambientet e Parlamentit.

Në pamjet e publikuara, aktivistja dëgjohet duke i drejtuar thirrje deputetit, duke i thënë: “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa vijon ta ndjekë për disa momente.

Situata ka tërhequr vëmendjen e personave të pranishëm jashtë Kuvendit, ndërsa  deputeti ka vijuar rrugën në këmbë i pashqetësuar. 

Ditën e sotme, protesta e zhvilluar para parlamentit u shoqërua me tensione, pas hedhjes së vezëve në drejtim të makinave të deputetëve.

Kjo solli përplasje me policinë e cila ndërhyu me dhunë dhe mori zvarrë disa prej tyre duke I shoqëruar në komisariat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @arvina.lleshi

Poll