Një tentativë tjetër për vrasje është regjistruar në Korçë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak orë më parë, ku një 49 vjeçare i vuri flakën vetes dhe më pas u hodh nga ballkoni.
Një 64 vjeçare ka tentuar ti jap fund jetës duke pirë fotoksinë në banesën e saj në fshatin Kuç të zi.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.
Gruaja është transportuar në spital, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Kuç i Zi, Korçë, në banesën e saj, shtetasja L. A., rreth 62 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë. Kjo shtetase u dërgua për mjekim në spital, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







