
Të bësh pazar në dyqanet vintage është bërë trendi i ditëve të sotme. Ajo që dikur konsiderohej stigmatizuese si “second-hand”, tani quhet “pre-loved”, një ndryshim që tregon se mënyra e të blerit ka marrë një dimension më pozitiv dhe të qëndrueshëm.
Gjenerata Milenium e shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe mjedisit, kanë kaluar në ekonominë ricikluese filozofi e cila ka kaluar edhe tek Gen Z.
Byrdie nënvizon se për Gen Z, përfitimi moral i blerjes së vintage nuk është më i vetmi faktor. Ata e vlerësojnë gjithashtu cilësinë dhe qëndrueshmërinë. Madje, blerja e rrobave të përdorura u mundëson atyre të shmangin kompanitë që prodhojnë sot rroba prej lëkure, pele apo aksesorë luksoz me materiale të kundërta me etikën e tyre, duke zgjedhur produkte ekzistuese që do të zgjasin më shumë se versionet sintetike.
Për ata që duan ngjyra, motive dhe referenca unike, dyqanet vintage janë një thesari i vërtetë. Para se minimalizmi dhe nuancat neutrale të dominonin modën, stili ishte më i guximshëm dhe nxitës për diskutime. Sot, një shëtitje në dyqanet vintage mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjedhje të veçanta dhe të riktheni një pjesë të historisë së modës në garderobën tuaj./Versus.al
View this post on Instagram

