Xhovana Nikolla ka reaguar pasi iu vur tritoli në derë të shtëpisë, ku mbeti i plagosur rëndë një i pafajshëm.
Nikolla në postimin e saj e ka përmendur sërish Nuredin Dumanin duke etiketuar si burrë kurvë dhe duke shtuar se nuk është femër që tërhiqet lehtë.
“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë.
Në apartamentin e marrë me qira nga motra e Xhovana Nikollit iu vendos tritoli pasi një ditë më parë kjo e fundit kishte përmendur në një postim të saj të penduarin e drejtesisë Nuredin Dumanin.
“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.
Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit.
Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.
Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla. Mban dhe emrin Nik Vojaçek.








