Çfarë do të gjeni në brendësi
*Zgjedhjet në Parlamentin Europian kanë sjellë një tronditje në thelemet e politikës së liderve aktualë. Presidenti Macron shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në Francë pas fitores të ekstremit të djathtë. Në Belgjikë kryeministri de Vroix dha dorëheqjen duke parë edhe rezultatin në zgjedhjet parlamentare të vendit. *Në Spanjë gjithashtu të djathtët fituan me më shumë vende në PE, duke i dhënë një goditje kryeministrit Pedro Sanchez. *Partitë e ekstremit të djathtë kanë marrë numrin më të madh të vendeve në Parlamentin Europian. Ata forcuan shumicën e tyre në Parlamentin Evropian, me fitore në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Spanjë dhe përparime të rëndësishme në Hungari, kundër kryeministrit dominues prej kohësh Viktor Orban. *Ursula von Der Leyen shkon drejt mandatit të dytë të saj si presidente e Komisionit Europian dhe pritet të bëjë koalicion me socialistët dhe liberalët.
Zgjedhjet europiane/ Edhe në Spanjë fitojnë të djathtët, goditje për kryeministrin Sanchez

Partia Popullore (PP) e qendrës së djathtë të Spanjës doli në krye në zgjedhjet evropiane të së dielës, duke mbledhur 22 vende nga 61 që i janë caktuar vendit dhe duke i dhënë një goditje qeverisë së kryesuar nga socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez.
Socialistët e Sanchez-it, të kryesuar nga ministrja e Energjisë, Teresa Ribera, fituan 20 vende pas një fushate në të cilën qeveria hodhi poshtë akuzat për korrupsion privat kundër gruas së kryeministrit dhe një ligj amnistie për liderët pro-pavarësisë katalanase të miratuar vetëm një javë para zgjedhjeve.
Me 99.7% të votave të numëruara, e djathta ekstreme Vox përfundoi e treta me gjashtë ligjvënës, nga katër që kishte në legjislaturën e mëparshme.
Megjithatë, për sa i përket pjesës së votave, mbështetja për Vox ra në 9.6% nga 12.4% në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2023. Partia e ekstremit të djathtë po përpiqet të thyejë tavanin e votave prej 14%, duke e bërë atë më të dallueshme në krahasim me kolegët e saj në vendet e tjera të BE-së.
Alvise Perez, një influencuese e mediave sociale e ekstremit të djathtë që lufton kundër asaj që ai e përshkruan si korrupsion universal, arriti të marrë tre vende me një fushatë të zhvilluar kryesisht përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.
E djathta e kombinuar fitoi afro 50%, ndërsa e majta pasoi me 43% të votave. Po ashtu e djathta ekstreme fitoi në Francë përballë të majtëve të Macron. Ky i fundit shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme. Versus.al
“Partitë qeverisëse në Gjermani, ndëshkohen me votë” analiza e DW për zgjedhjet në PE

Ishte surpriza e mbrëmjes pas votimeve për Parlamentin Europian: Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershorin. RN fitoi në zgjedhjet europiane më shumë se 31 % të votave, kurse kampi qeveritar i Macron (Rilindja) më pak se 15%. Krahasuar me zgjedhjet europiane 2019, partia e Le Pen i shtoi me rreth 10% votat.
Nga e enjtja votuesit europianë në 27 vende të BE dhanë votën e tyre. Partitë populiste të djathta shënuan në shumë vende rritje të ndjeshme të elektoratit. Në Itali fitoi kryeministrja Meloni, me partinë Fratteli d'Italia më shumë se 29%. Edhe në Austri partia populiste e Lirë, FPÖ doli fituese me 26%. Kurse në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 15,9% doli forca e dytë politike pas partive të Unionit CDU/CSU me 30%. Në vend të klimës, fushatën për zgjedhjet europiane e përcaktoi migracioni, politika ekonomike dhe siguria.
Sukses për Marine Le Pen
Presidenti francez, Macron iu drejtua popullit nga Pallati Elysée të dielën në mbrëmje. "Nuk mund të bëj, sikur nuk ka ndodhur asgjë", tha Macron, që fuqizimin e nacionalistëve e vlerësoi si një rrezik për Francën dhe Europën. "E kam dëgjuar mesazhin tuaj dhe shqetësimet tuaja dhe nuk do t'i lë ato pa përgjigje", iu drejtua ai votuesve.
Politologja, Gabriele Abels në Universitetin Tyvingen shprehet, se "është veçanërisht dramatike që partia e presidentit merr gati gjysmën e votave krahasuar me RN". Sipas studiueses, strategjia e Le Pen që t'i japë partisë së saj, RN ngjyresë të moderuar dhe t'i heq imazhin e partisë demon, doli me sukses. Kandidati kryesor i RN për zgjedhjet europiane, 28 vjeçari, Jordan Bardella arriti të mobilizojë votuesit e rinj. Edhe Henrik Suder nga Qendra për Studimet e Integrimit Europian e Universitetit të Bonnit shprehet, se zgjedhjet treguan, se RN ka "një bazë të fortë elektorati", dhe nuk votohet thjesht për protestë.
Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë
Pas zgjedhjeve europiane në Gjermani kryesoi opozita e CDU/CSU me 30%, me një rritje të lehtë elektorati krahasuar me zgjedhjet e mëparshme europiane. Kurse partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë,AfD zuri vendin e dytë me 15,9%, megjithëse politikanët e saj, kandidatë për zgjedhjet europiane ishin të përfshirë në disa skandale dhe grupi parlamentar ID i përjashtoi të gjithë deputetët e AfD-së. Krahasuar me 2019-n, kjo parti fitoi më shumë vota, rreth 5%.
Rezultat të dobta arriti Partia Socialdemokrate, SPD. Vetëm 13,9 e votuesve ia dhanë votën partisë së kancelarit Scholz. Por humbjet më të mëdha i pësuan Të Gjelbrit. Kjo parti ra nga 20 në rreth 11,9%. Kurse partia e tretë qeverisëse, liberalët e FDP me 5,2% gati e ruajtën rezultatin krahasuar me vitin 2019.
Si do të konfigurohet Parlamenti i ri Europian?
Në të gjithë Europën duket se është shënuar një fitore e qartë e aleancës së Partive Popullore Europiane me kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen. 65 vjeçarja mund të shpresojë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian. Por një vështrim në vendet e parlamentit të ri bën të qartë shtimin e votave për partitë nacionaliste të aleancës ID dhe konservatorët e djathtë. Grupi i socialdemokratëve krijon grupimin e dytë më të madh pas PPE. Të Gjelbrit kanë pësuar humbje të ndjeshme në Europë. Studiuesja Gabriele Abels analizon rezultatin. "Përshtypja e parë është se doli aq keq sa u parashikua, nëse merr si tregues, që të paktën në Gjermani, por edhe në disa vende të tjera ka një rritje të konsiderueshme të forcave euroskeptike dhe populiste të djathta."
Henrik Suder bën fjalë për polarizimin e shoqërisë, për njerëzit që "globalizimin e perceptojnë si diçka të mirë" dhe që përfitojnë prej tij, por edhe për njerëz që nuk përfitojnë asgjë. "Nëse diskursi politik zhvendoset në atë mënyrë që shkon drejt partive radikale të djathta dhe konservatore, kjo nuk i ndihmon demokratët", thotë Suder në bisedë me DW. Në rastin e Austrisë, duket se votuesit partinë FPÖ po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë si një parti normale. "Nga ana shoqërore ka ndodhur një thyerje barrierash. Njerëzit nuk kanë më turp, pse votojnë për parti që kanë pozicione radikale të djathta dhe armiqësore ndaj të huajve", thekson Suder.
Çështja, se si do të veprohet me partitë e ekstremit të djathtë përmban potencial konflikti. Drejtuesja e KE, që kërkon një mandat të ri, Ursula von der Leyen nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të pjesshëm me grupin radikal të djathtë, duke marrë kritika të forta nga Të Gjelbrit, Socialdemokratët, E Majta dhe liberalët.
Pjesëmarrja zgjedhore në votimet për parlamentin e ri këtë vit ishte 51%, pak a shumë si në zgjedhjet e vitit 2019. Në Gjermani për herë të parë mundën të votonin edhe 16-vjeçarët. Parlamenti Europian që deri tani ka pasur 705 deputetë, pas këtyre zgjedhjeve do të rritet në 720 vende./ DW
Fitorja e partisë së saj në zgjedhjet për PE, Meloni: Nata më e bukur e politikës! Kemi qeverinë më të fortë

Itali- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur nëj fjalim para mbështetësve pas fitores së partisë së saj “Fratelli d’Italia” në zgjedhjet për Parlamentin Europian ku arriti të siguronte 29% të votave në vend.
Meloni e konsideroi mbrëmjen e djeshme si më të bukurën e politikës për të ndërsa tha se tanimë Italia prezantohet në G7 dhe në Europë me qeverinë më të fortë prej të gjitha vendeve.
“Ne u pamë këtu para dy vitesh dhe ishte një natë e bukur, për mua kjo është edhe më e bukur. Pas dy vitesh qeverisje në situatën më të keqe të mundshme, vota juaj na tha shumë”- u shpreh Meloni teksa komentonte zgjedhjet.
"Italia prezantohet në G7 dhe në Evropë me qeverinë më të fortë nga të gjitha, është një kënaqësi dhe gjithashtu një përgjegjësi e madhe"- shtoi ajo.
Meloni ka pasur mjaft kritika së fundmi në Itali lidhur edhe me marrëveshjen për strehimin e emigrantëve në Shqipëri që do t’i kushtojë shtetit italian miliona euro. Sa i takon sulmeve mbi marrëveshjen, Meloni gjatë vizitës së saj në Gjadër, ditë më parë u shpreh se kjo ishte bërë për ta sulmuar atë politikisht dhe se nuk kishte lidhje me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Versus.al
“Mesazhi është i qartë, duhet urgjentisht qeveri e re”, kryeministri belg në lot pas humbjes së zgjedhjeve

I përlotur, kryeministri i Belgjikës, Alexandre de Croix njoftoi mbrëmë dorëheqjen pasi partia e tij humbi në zgjedhjet parlamentare të mbajtur në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane.
Partia e tij e qendrës së djathtë, Liberalët dhe Demokratët Flemish të Hapur mori vetëm 5.7% të votave.
“Për ne, është një mbrëmje veçanërisht e vështirë, ne humbëm. Duhet urgjent një qeveri e re. Nga nesër do të jem kryeministër në dorëheqje. Por liberalët janë të fortë, do të kthehemi”-premtoi de Croix.
I prekur dukshëm, Alexander De Croo u duartrokit gjerësisht dhe u brohorit nga aktivistët gjatë fjalimit të tij të shkurtër. Atij iu bashkuan edhe figurat e tjera drejtuese të partisë.
Edhe kryetari i partisë, Tom Ongena, ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen duke theksuar se “mesazhi i votuesve është i qartë”. Versus.al
????????#Belgium:
— World Elects (@ElectsWorld) June 9, 2024
Prime Minister Alexander De Croo (Open VLD) have announced that he will resign tomorrow following the poor results of his party in today's elections.
The leader of his party also announced his resignation. pic.twitter.com/4M7EZiZrpJ
Fitorja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet për PE, Ursula von Der Leyen drejt mandatit të dytë si presidente e KE

Zhvillime të vrullshme mund të konsiderohen ato të mbrëmshmet për Evropën pasi Emanuel Macron njoftoi zgjedhjet e parakohshme pas fitores së ekstremit të djathtë sa i takon zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
"Kam vendosur t'ju kthej me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare. Prandaj unë po shpërndaj asamblenë parlamentare”- deklaroi Macron në një deklaratë të papritur për mediat pas rezultatit të zgjedhjeve.
Partitë e ekstremit të djathtë të Evropës kishin pritur një rritje, dhe Partia e Lirisë së Austrisë ishte tashmë në rrugën e duhur për një fitore të ngushtë, të paprecedentë kur Tubimi Kombëtar i Francës dha suksesin më të madh.
“Tubimi Kombëtar”, i kryesuar nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella, fitoi më shumë se 31% të votave - më shumë se dyfishi i Rilindjes qendrore të Macron.
Por përtej Francës, historia më e gjerë e maratonës katër-ditore të votimit në Evropë u përkiste partive të qendrës së djathtë.
Partia Popullore Europiane u rendit e para me 184 mandate në Parlamentin Europian, ndërsa Social Demokratët të dytët me 139 mandate.
Ata forcuan shumicën e tyre në Parlamentin Evropian, me fitore në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Spanjë dhe përparime të rëndësishme në Hungari, kundër kryeministrit dominues prej kohësh Viktor Orban.
"Qendra po mban, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje," tha Ursula von der Leyen, kryetarja e qendrës së djathtë të Komisionit Evropian, tani drejt fitores së një mandati të dytë.
Kishte gjithashtu më pak sukses për të djathtën ekstreme në Holandë, ku Partia e Lirisë e populistit anti-islamik Geert Wilders doli e dyta; dhe në Belgjikë ku separatisti Vlaams Belang humbi nga Aleanca nacionaliste e Re-Flemish.
Zonja von der Leyen tha se grupi i saj i qendrës së djathtë ishte një "spirancë e stabilitetit", por një rezultat i tillë kërkonte "përgjegjësi të madhe për partitë në qendër". Versus.al
Votmet në Greqi/ Fredi Beleri siguron një vend në Parlamentin Europian
Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi po shkon drejt fundit.
Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.
Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.
Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473). Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.
Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.
Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme pas fitores së të djathtës ekstreme
Zgjedhjet në PE/ Franca shkon në zgjedhje të parakohshme
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet për në Parlamentin Europian, presidenti Emmanuel Macron në një dalje të tij ka njoftuar se do shpërndajë parlamentin dhe po bën thirrje për zgjedhje të reja pas fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane.
-
Zgjedhjet në PE| Sondazhi: Qendra e djathtë kryeson në Francë
9 Qershor, 20:46
Presidenti francez tha se nuk mund të bëjë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën, sipas tij.
Zgjedhjet në PE/Projeksioni i parë, ja si pritet të ndahen vendet në PE
Pas numërimit të një pjesë të votave është publikuar projeksioni i parë për Parlamentin e ri Evropian.
Sipas këtyre projektimeve, vendet në Parlamentin Europian do të ndahen si më poshtë:
Partia Popullore Evropiane: 184 (+6)
Socialistët dhe Demokratët: 136 (-4)
Reneë: 88 (-14)
Konservatorët dhe Reformistët Evropianë: 73 (+5)
Identiteti dhe Demokracia e ekstremit të djathtë: 67 (+8)
Të gjelbërit: 56 (-16)
EU27 (European Parliament election), Europe Elects result projection at 5:10 PM CEST:
— Europe Elects (@EuropeElects) June 9, 2024
Seats (6/27 states with post-election data)
Centre-right EPP: 184 (+6)
Centre-left S&D: 136 (-4)
Liberal RE: 88 (-14)
National-conservative ECR: 73 (+5)
Right-wing ID: 67 (+8)
Greens/EFA: 56… pic.twitter.com/ywsDBaJFAo
Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë sot për Parlamentin e ri Europian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot.
Parlamenti Evropian në Bruksel u mbulua me pankarta që nxisin qytetarët të votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve katër-ditore. Të dielën votohet në 21 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.
Në Francë, ndërsa udhëheqësja e të djathtës së vijë së ashpër Marine Le Pen nuk është në listën e kandidatëve, ajo pritet të dalë fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve. Sondazhet e nxjerrin partinë e saj “Tubimi Kombëtar” si fituese me 33% të votave. Partia rivale “Rilindja” e Presidentit Emmanuel Macron, sipas sondazheve, mund të marrë mbi 14% ndërsa socialistët francezë pritet të fitojnë 13% të votave.
“Vota ime ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Një pyetje e mirë është kush mund të na nxjerrë nga kjo luftë? Unë nuk mendoj se dikush mundet. Por nëse kemi një Evropë të fortë, atëherë ndoshta do të arrijmë në atë pikë”, thotë Marie Toberghien, votuese franceze.
Zgjedhjet do të ndikojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë qytetarësh, përballet me sfidat. Ndër sfidat kryesore renditen veprimet armiqësore nga Rusia, rivaliteti i shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracion.
Në të gjithë Evropën, idetë nacionaliste kundër emigracionit që zonja Le Pen ka mbrojtur prej kohësh po fitojnë terren.
Në Itali, partia e Kryeministres Giorgia Meloni gjithashtu pritet të sigurojë fitore.
“Shpresoj se Evropa do të ndryshojë sepse ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë një Evropë për Evropën. Ne kurrë nuk kemi qenë ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ pasi të gjithë mendojnë për interesat e tyre. Por, tani keni një Bashkim Evropian që na udhëheq, prandaj nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojmë me këtë Evropë”, thotë Paolo Taddeo, banor i Romës.
Që nga zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019, partitë populiste ose të të djathës së skajshme tani udhëheqin qeveritë në tre shtete: Hungari, Sllovaki dhe Itali. Disa parti të ngjashme janë pjesë e koalicionit qeverisës në vende si Suedi, Finlandë dhe, së shpejti pritet edhe në Holandë. Anketimet u japin populistëve një avantazh edhe në Belgjikë dhe Austri.
Greqia është vendi me pikëpamjet pozitive më të pakta për Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi 53% të grekëve kanë qëndrim negativ për BE-në. Një tjetër sondazh thotë se grekët gjithashtu kanë fare pak interes për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Nisur nga kjo, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi grekëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që Greqia të ketë një zë të fortë në Parlamentin Evropian.
“Në pesë vitet e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme në Evropë dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një zë të fortë grek në Parlamentin Evropian, në mënyrë që Greqia të marrë sa më shumë nga Evropa”, tha zoti Mitsotakis pasi hodhi votën e tij.
Sondazhet parashikojnë se liberalët pro-evropianë dhe të Gjelbrit do të humbasin vende, duke tkurrur shumicën e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Kjo do të vështirësojë përpjekjet për të miratuar ligjet e reja të BE-së.
Grupi ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendrës së djathtë parashikohet të mbetet grupi më i madh i Parlamentit Evropian. Kjo e vendos kandidaten e tij, kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në pozitë të favorshme për t’u riemëruar për një mandat të dytë.
Megjithatë, ajo mund të ketë nevojë për mbështetje nga disa nacionalistë të krahut të djathtë, si Vëllezërit e Italisë së kryeministres Giorgia Meloni, për të siguruar një shumicë parlamentare, duke i dhënë zonjës Meloni dhe aleatëve mundësinë për të fuqizuar pozitën e tyre.
Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot./VOA







