Sondazhet franceze tregojnë se lista e Rally Kombëtare (RN) e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, kryesojmë zgjedhjet për në Parlamentin Europian me më shumë se 30% të votave.
Asnjëherë RN nuk ka arritur të marrë një përqindje kaq të lartë të votave sa këtë radhë.
Partia e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valérie Hayer, radhitet e dyta me 15.2%.
Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%.
Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unboëed (LFI) ka marrë 8.3%.
Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% - pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.
Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.







