AKTUALITET /

Del jashtë kontrollit zjarri në Maliq, kërkohet ndihmë nga ajri

Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të djegin gjithçka që gjejmë përpara.

Shkruar nga Versus

Del jashtë kontrollit zjarri në Maliq, kërkohet ndihmë nga

Zjarri në pyjet e Bodes në Maliq ka dalë totalisht jashtë kontrollit duke shkrumbuar dhjetëra hektarë të llojit pishë.

Pavarësisht përpjekjeve disa ditore të zjarrfikësve, punonjësve të pyjores dhe strukturave të tjera ato nuk ja kanë dalë dot që të vendosin flakët nën kontroll. Bimësia e lartë por edhe era kanë ndikuar që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe.

Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të djegin gjithçka që gjejmë përpara.

Dëmet në bimësi janë të pallogaritshme, ndërsa edhe burimet njerëzore janë lodhur mjaft si pasojë e punës disa ditore, por që deri tani pa sukses në fikjen e zjarrit.

 

Tags:

zjarre maliq

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al