All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
Live Updates /

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim për gjysmë të vërtetat e Rai-t. Meloni: Nuk jeni ju shënjestra

*Meloni zbulon se duke nisur nga data 1 gusht do vazhdojnë të mbërrijnë emigrantët afrikanë në kampet e ndërtuara në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës. *”Nuk kemi kërkuar asnjë euro”. Kryeministri Rama e bën të qartë se Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë shumë financiare nga marrëveshja me Italinë për strehimin e emigrantëve. *Giorgia Meloni falenderon shqiptarët për marrëveshjen e strehimit të emigrantëve, ndërsa kërkoi falje për artikujt e mediave italiane ku qeveria shqiptare akuzohej për lidhje me mafian, duke thënë se shënjestra ka qenë vetë ajo në kuadër të periudhës parazgjedhore ku ndodhet Italia. *Rama bëri edhe një batutë gjatë konferencës me Giorgia Melonin duke thënë se duke pasur kaq shumë ngjashmëri, Shqipëria dhe Italia mund të bashkohen në një shtet. *Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës për shtyp me homologen italiane foli në italisht ku shprehu trishtim për ato të cilat ai i cilësoi si “gjysmë të vërteta” të publikuara në artikujt e mediave italiane së fundmi. *Pamjet brenda kampit të emigrantëve në Gjadër me mure të larta, kamera të vendosura në çdo cep dhe tapet jeshil. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar shpesh si burg. *Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Gjadër me helikopter nga Rinasi. Pritet nga kryeministri Edi Rama me forca të shumta sigurie në kampin ku do të strehohen emigrantët afrikanë që Shqipëria do presë në kuadër të marrëveshjes me Italinë.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

All - Paragraf - 1

*Meloni zbulon se duke nisur nga data 1 gusht do vazhdojnë të mbërrijnë emigrantët afrikanë në kampet e ndërtuara në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës. *”Nuk kemi kërkuar asnjë euro”. Kryeministri Rama e bën të qartë se Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë shumë financiare nga marrëveshja me Italinë për strehimin e emigrantëve. *Giorgia Meloni falenderon shqiptarët për marrëveshjen e strehimit të emigrantëve, ndërsa kërkoi falje për artikujt e mediave italiane ku qeveria shqiptare akuzohej për lidhje me mafian, duke thënë se shënjestra ka qenë vetë ajo në kuadër të periudhës parazgjedhore ku ndodhet Italia. *Rama bëri edhe një batutë gjatë konferencës me Giorgia Melonin duke thënë se duke pasur kaq shumë ngjashmëri, Shqipëria dhe Italia mund të bashkohen në një shtet. *Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës për shtyp me homologen italiane foli në italisht ku shprehu trishtim për ato të cilat ai i cilësoi si “gjysmë të vërteta” të publikuara në artikujt e mediave italiane së fundmi. *Pamjet brenda kampit të emigrantëve në Gjadër me mure të larta, kamera të vendosura në çdo cep dhe tapet jeshil. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar shpesh si burg. *Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Gjadër me helikopter nga Rinasi. Pritet nga kryeministri Edi Rama me forca të shumta sigurie në kampin ku do të strehohen emigrantët afrikanë që Shqipëria do presë në kuadër të marrëveshjes me Italinë.

11 Postime
9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Deputeti italian përplaset me Melonin në dalje të kampit të Gjadrit: Bëtë viktimat për një orë...

All - Paragraf - 2

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Mbas mbarimit të konferencës për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes së tij Giorgia Meloni kjo e fundit është pritur me protesta nga deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggji i partisë ‘Piu Europa’ .

‘Po bën fushatë elektorale, takime elektorale’ tha deputeti Maggi.

Meloni është mbrojtur nga rojet e saj dhe deklaroi se ‘do ti japë fjalën në parlament’.

All - Paragraf - 7

Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionjë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.



9 MUAJ ME PARE

Si do procedohet me refugjatët që u refuzohet azili? Rama: Nuk bëjmë zhurmë për njerëz që ikin nga varfëria

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim
Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët se si është menduar të procedohet në rastet kur emigrantëve të sistemuar në kampin italian në Gjadër do tu refuzohet pranimi nga Italia, ka sjellë në vëmendjen rastin e afganëve të ardhur në Shqipëri duke deklaruar se vendi ynë në këtë rast nuk do të bëjë zhurmë për njerëz, viktima të trafikantëve dhe të ikur nga varfëria.

"Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj këtë e cila jo nuk ka ndeshur në refuzim apo në kontestim të BE-së ose të ndonjë vendi të BE-ë, përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një proces për tu vlerësuar hap pas hapi. E tha dhe kryeministrja, kancelari i Gjermanisë i cili është Lideri i Partisë Sociademokrate gjermane, pra e majtë evropiane, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes dhe për Gjermaninë. E dyta po e përsëris ne nuk jemi vend i BE po jemi evropian dhe BE është realiteti i parë gjeopolitik që ka 2 kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm dhe mu në mes është kjo zonë që quhet Ballkani Perëndimor dhe për të hyrë në Shqipëri duhet të kalosh në BE dhe anasjelltas dhe ne po sillemi siç duhet të sillen të gjithë vendet e BE. Kur një emigrant shkel në Lampeduza nuk shkel vetëm në Itali, por në të gjithë BE-në dhe rishpërndarja që do të thotë që të gjitha vendet të marrin barrën për të administruar këtë fluks njerëzish. Kjo nuk ka funksionuar, ndërkohë që kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që nuk jemi BE.

E fundit që lidhet me rastin afgan, ne morëm disa mijëra afganë menjëherë dhe kur i morëm ishim të vetëdijshëm që jo të gjithë do e kalojnë procesin dhe të konsideroheshin si të pranueshëm në SBA apo Kanada. Pra morëm një risk që mund të na mbeteshin të gjithë këtu, sepse ne nuk i kërkojmë llogari SHBA-së, po ja pra që një pjesë e madhe e tyre lëvizën. Kemi dhe 350 që nuk pranohen, janë këtu. Duhet të vëmë kujën e tu themi hajdeni merrini se do i hedhim në det?! Ne kujtojmë kohën kur ishim ne afganë. Kështu, ka një kohë për të dhënë dhe një kohë për të marrë. Në të gjitha rastet dhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq ne nuk mund të bëjmë asnjë zhurmë për 3 mijë njerëz që ikin nga varfëria dhe që janë viktima të trafikantëve.", u shpreh ai. / Versus

9 MUAJ ME PARE

'Nuk do të vijnë gratë shtatzëna...', Meloni tregon datën dhe si do të funksionojnë dy qendrat e pritjes së emgirantëve

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, ka zbuluar datën dhe si do të funksionojë puna në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe  në pikën e pritjes së tyre në Shëngjin.

Meloni: Është një marrëveshje inovative dhe kur e kemi nënshkruar besoj se ju e mbani mend që mendova dhe qendrova fort për të gjitha vendet e tjera dhe ju e shikoni se pjesa më e madhe e vendeve europiane nënshkruan dhe i dërguan një apel Komisionit Europian për t'ju kërkuar vendeve të Bashkimit Europian shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ju e dini numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në Itali dhe të gjitha procedurat do të ndiqen që nga momenti i identifikimit i marrjes së gjurmëve të gishtave dhe fotografisë dhe do transferohen në qendrën e emigrantëve Gjadër.

Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, fëmijë, persona në moshë të caktuar. Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit që kërkojnë maksimumin 28 ditë. Gjithashtu dhe kërkesat për azil do të kemi përshpejtim në rastin kur emigrant që vijnë kanë origjinën nga vendet që quhen të sigurta. Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër ku do të ndalën emigrantët që do të vijnë në Shqipëri. Do të ketë një zonë ku do të mbahen emigrantë të burgosur në rast se do të kryhen vepra penale. Sigurisht rendi në qendrën e pritjes do të sigurohet nga autorietet italiane. Të gjitha qendrat operative do të jenë gati nga 1 gushti 2024.

Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë. Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator.

9 MUAJ ME PARE

“S’kemi kërkuar asnjë euro”, Rama për përfitimet ekonomike të vendit nga kampet e refugjatëve

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim
Kryeministri Edi Rama

Shqipëria nuk do të përfitojë asnjë euro nga Italia si shpërblim për strehimin e emigranrtëve afrikanë në Gjadër dhe Shëngjin. Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë këtë fakt gjatë konferencës me homologen e tij italiane, duke theksuar se Shqipëria ka disa detyrime që duhet t’i ndërmarrë si aspirante për t’u anëtarësuar në BE dhe si vend anëtar i NATO-s.

“Ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit të saj në NATO apo i anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe regjime të imponuara ka zgjedhur, të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik BE-në dhe SHBA-të, ashtu siç ka të gjitha të mirat, ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë një menu që kur ti do të marrësh mbështetje dhe të jesh i ndihmuar. Kur vjen puna edhe tek ato momente që nuk janë momente lumturie të thuash jo. Ne mund të thonim jo siç thanë të gjithë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit por duke qenë një vend anëtar i NATO-s por nuk jemi fuqi ushtarake që mund të kontribuojë për të caktuar fatet ushtarake të botës, na takonte ne ta bënim duke ditur edhe traditën tonë”- tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat e bëra në mediat italiane se për kampet u janë dhënë tendera personave të inkriminuar italianë duke theksuar se i gjithë procesi është menaxhuar nga qeveria e Italisë.

“Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund t’i imagjinoja në mediat italiane se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro. Sepse në momentin që do kishim kërkuar euro, ne nuk do ishim ne dhe nuk do ishim aleatë që jemi gati për një vend aleat të madh si Italia. Çfarë mund të fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje dhe nga fakti që këto njerëz do ushqehen. Janë burime ekonomike të zonës që do e bëjnë këtë, por ne nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi për këtë marrëveshje është folur edhe për dhënien e tenderave për malavitën italiane. Ndërkohë që gjithçka administrohet nga pala italiane”- shtoi kryeministri. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Giorgia Meloni nga Gjadri: Ju sulmuan, por nuk jeni ju shënjestra. Italianët u janë falenderues

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Kryeministrja e Italiasë Giorgia Meloni pas vizitës në kampin e emigrantëve që do vijnë nga Italia ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ajo është kujdesur që në fillim ti japë vëmendjen e duhur investigimit të Rai 3 duke theksuar se e gjithë kjo fushatë nuk ka shënjestër qeverinë shqiptare.

Sot Edi Rama pati mundësinë që të verifikonte me ne nga afër punimet në këtë kamp të mikpritjes së emigrantëve dhe doja të thoja ashtu siç dëgjuam dhe nga kryeministri  se dy vendet tona janë vende mike dhe historikisht kanë punuar së bashku dhe dua të falenderoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje. Duke ndjekur fjalimin e kryeministrit Rama dua të shprehem per fushatën denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe kemi dëgjuar etiketime të turpshme sikur qeveria shqiptare është narkoshtet. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria i ofron bashkëpunim Italisë dhe më parë historia ka treguar sinqeritet për të qenë pjesë e BE-së.  Doja ti thoja kryeministrit Rama se nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë dhe i janë mirënjohës popullit shqiptar dhe Shqipërisë që po na japin një ndihmesë. Për këtë marrëveshje ne morëm parasysh disa kritere, sepse emigracioni I jashtëligjshëm është një problem dhe se BE nuk e përballon dot e vetme dhe duhet ndihma dhe e vendeve jashtë BE-së. Ne arritëm në nënshkrimin e kësaj marrëvshjeje, një model dhe për vendet e tjera”, tha Meloni./ Versus

9 MUAJ ME PARE

Propozimi i Ramës ndaj Melonit: Kemi ngjashmëri të madhe me Italinë, pse mos të bashkohemi në një shtet

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim
Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp

Teksa foli për ato çfarë bashkojnë Shqipërinë dhe Italinë, kryeministri Edi Rama tha se dy vendet gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie vëllazërore pavarësisht forcave politike që i kanë drejtuar.

Ndërsa duke theksuar ngjashmëritë mes dy vendeve me batutë hodhi edhe propozimin e bashkimit të dy vendeve në një.

“Deti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon. Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel. Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.

Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.

Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Investigimi i “RAI3”, Rama: Trishtim për gjysmë të vërtetat nga mediat italiane

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencë shtypi me kryeministren italiane Giorgia Meloni ku foli jo vetëm për marrëveshjen me Italinë për strehimin e emigrantëve por edhe për artikujt e publikuar nga investigimi i televizionit “Rai 3” ku kishte akuza për lidhje të qeverisë shqiptare me krerë të krimit të organizuar.

Rama tha se në Shqipëri nuk ka struktura mafioze dhe se gazetarët të cilët vijnë në vendin tonë për të shkruajtur artikuj duhet të shohin strehimin dhe ndihmën e dhënë ndaj afganëve të ikur nga lufta.

"Duke cituar kreun e SPAK, nuk mund të themi se në këtë vend që u ngjajnë organizatave mafioze si Cosa Nostra apo Camorra sepse grupet këtu nuk kanë hierarki të tyre dhe veprojnë në grupe familjare apo shoqërore. Shpreh tristhim për gjysmë të vërtetat të thëna në mediat italiane për Shqipërinë me qëllim për të hedhur baltë dhe për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive, për emigracionin e paligjshëm. Falenderoj ata që kanë treguar solidaritetin e tyre ndaj nesh. Kam pasur mesazhe të shumta nga miq italianë.

Duhet t’u tregoj se diku qindra metra nga këtu mbijetojnë me shpenzimet tona një komunitet afganësh. Të cilët janë gati 350 njerëz që i janë larguar vdekjes nga vendi i tyre dhe janë mirëpritur në Shqipëri ndërsa asnjë prej vendeve të NATO-s nuk pranoi t’i merrte. Çdo të premte mbërrin një avion deri në 100 persona të cilët qëndrojnë këtu deri në transportimin në SHBA. Ata që nuk i kalojnë dot procedurat, qëndrojnë këtu dhe nuk i detyrojmë as të shkojnë në SHBA as të kthehen në vendin e tyre në luftë.

Gazetarë që shkruajnë mbi këto gjëra, vijnë këtu dhe nuk shohin këto qindra emigrantë të strehuar këtu por shohin fantazma të kriminalitetit. Për të informuar publikun e tyre me lajme të shkruara më parë. Unë jam krenar që Shqipëria mund t’i shërbejë Shqipërisë. Nëse kemi mundësinë të jemi të dobishëm, le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe bindjen që deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë që na ndan por na bashkon. Në një çast kaq të vështirë për të gjithë Evropën, jemi shumë krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si evropianë jashtë BE por si evropianë në BE. Në fund askush nuk vendos nëse ne jemi evropianë apo jo" - tha Rama ndër të tjera. 

Më tej ai vijoi duke thënë "nëse marrëveshja me Italinë është një gabim, atëherë le të jetë një gabim zemre". Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Mure të larta, kamera sigurie në çdo cep dhe tapet jeshil, pamjet nga kampi i refugjatëve në Gjadër (VIDEO)

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Autoritetet italiane morën në dorëzim kampin e ndërtuar në Gjadër ku pritet të akomodohen një pjesë e emigrantëve afrikanë që do të strehohen në Shqipëri deri në përpilimin e kërkesave të tyre për azil nga Italia.

Siç shihet në pamjet e siguruara, kampi në Gjadër është i pajisur me kamera të shumta sigurie dhe i mbuluar me tapet jeshil pothuajse në të gjithë hapësirën e tij.

Kampi është i rrethuar me mure të larta për të bërë të mundur që asnjë prej emigrantëve të mos arrijë të dalë. Nga disa prej aktivistëve për të drejtat e njeriut, kampi i ndërtuar në Gjadër është konsideruar edhe si burg ku nuk respektohen të drejtat minimale njerëzore. Versus.al

 

9 MUAJ ME PARE

Meloni mbërrin në Gjadër me helikopter, pritet nga Rama! Karabinierët marrin në dorëzim kampin për refugjatët

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim
Momenti kur Meloni mbërrin në Gjadër

Lezhë- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Gjadër në kampin e ngritur për akomodimin e refugjatëve italianë.

Meloni ka mbërritur në Gjadër me helikopter nga Rinasi për të parë ambientet e kampit që është marrë në dorëzim nga karabinierët. Pas inspektimit, së bashku me kryeministrin Rama do të nisen drejt Shëngjinit nga ku edhe do mbajnë konferencën për shtyp. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Rama dhe Meloni inspektim në Shëngjin e Gjadër! Ambulanca, eskorta dhe forca të shumta policie në rrugë

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim
Masat e sigurisë në Gjadër

Lezhë- Masa të rrepta janë marrë në kuadër të protokollit të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës që kryeministrja italiane do të kryejë në Shqipëri ku do të ndalet për të inspektuar kampet për pritjen e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara, në vendin ku pritet që Meloni dhe Rama të mbërrijnë për inspektimin e ndërtimit të kampeve, ka prani të lartë të forcave të policisë, eskortave të dy kryeministrave dhe ambulancë.

Vizita e Melonit do të zgjasë vetëm pak orë dhe më pas kryeministrja italiane do të niset drejt Italisë për të vijuar me turin e saj paraelektoral. Versus.al

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

9 MUAJ ME PARE

Meloni dhe Rama vizitojnë sot qendrat për pritjen e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, zbardhet agjenda

Nga 1 gushti vijnë emigrantët në Gjadër! Rama: Trishtim

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojë sot Shqipërinë për të parë nga afër punimet për ndërtimin e kampeve akomoduese për emigrantët afrikanë që do strehohen në Shëngjin dhe Gjadër.

Mësohet se Meloni do të mbërrijë në vendin tonë rreth orës 11:20. Ndalesa e vetme e saj do të bëhet në Shëngjin ku do të inspektojë ndërtimin e qëndrës së pritjes së emigrantëve dhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Gjatë vizitës së saj në këto zona, Meloni do të pritet nga Rama ndërsa mësohet se do të jetë e shoqëruar nga një numër i madh gazetarësh italianë, kjo edhe për shkak të jehonës që ka bërë në vendin fqinj marrëveshja për pritjen e emigrantëve pas dokumentarit të publikuar nga televizioni italian “Rai 3”.

Mësohet se Meloni dhe Rama do të mbajnë një konferencë për mediat nga Shëngjini rreth orës 12:00. Më pas kryeministrja italiane do të niset drejt Italisë për takimet paraelektorale. Versus.al

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4