Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e kësaj seance me një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Pas nderimit deputetët e opozitës janë larguar nga seanca, ndërsa diskutimet për miratimet e disa projektligjeve kanë vijuar mes deputetëve të maxhorancës.
Partia Demokratike njoftoi më herët se ka shpallur ditë zie ditën e sotme, e enjte, 19 shtator 2024, në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani.
Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin janë anuluar.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD është ulur në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të ditës së sotme u mbajt një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.
Gjithashtu në nderim të ish-deputetit paraditën e sotme u mbajtën homazhe në ambientët e Kuvendit të Shqipërisë, ku qindra qytetarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit./Versus.al







