AKTUALITET /

Ish-deputetja e paditi për shpifje, gazetarja Afrovita Hysaj fiton gjyqin ndaj Pranvera Resulajt

Padia ishte depozituar në muajin shtator 2024 nga ish-deputetja Resulaj, e cila e akuzonte Hysajn për shpifje në lidhje me një publikim të bërë prej saj në portalin "Disidentët", ku Hysaj shprehej se deputetja ishte pronare e 2 apartamenteve, duke akuzuar deputeten (asokohe) për deklarim të rremë.

Shkruar nga Versus
Ish-deputetja e paditi për shpifje, gazetarja Afrovita Hysaj fiton gjyqin
Afrovita Hysaj/ Pranvera Resulaj

Gazetarja Afrovita Hysaj ka fituar gjyqin ndaj ish-deputetes Pranvera Resulaj, duke u shpallur e pafajshme nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “shpifjes”.

Padia ishte depozituar në muajin shtator 2024 nga ish-deputetja Resulaj, e cila e akuzonte Hysajn për shpifje në lidhje me një publikim të bërë prej saj në portalin "Disidentët", ku Hysaj shprehej se deputetja ishte pronare e 2 apartamenteve, duke akuzuar deputeten (asokohe) për deklarim të rremë.

Pas këtij shkrimi deputetja Resulaj, publikoi denoncimin penal, bërë në Gjykatë me akuzën e shpifjes.

Nëntor 2025 ishte seanca e parë gjyqësore, duke vijuar me 3 të tjera deri në seancën e fundit në 4 shkurt.

Pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave të paraqitura mbrojtja e Resulaj dhe vetë e akuzuara Hysaj (e cila është paraqitur personalisht pa avokat mbrojtës), gjykata vendosi më 4 shkurt deklarimin e pafajshëm të gazetares.

Në vendim, trupi gjykues arsyeton se nuk u provua të elementëve të veprës penale të parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Sipas gjykatës, publikimi i bërë nga Hysaj ishte i mbështetur në prova dhe nuk përmbushte kriteret për t’u konsideruar shpifje.

Gjithashtu, shpenzimet procedurale dhe gjyqësore iu ngarkuan paditëses, Pranvera Resulaj.

Vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm në raport me lirinë e shprehjes dhe rolin e medias, duke riafirmuar rëndësinë e provës dhe të vërtetësisë në raportimet me interes publik./Versus.al

Ish-deputetja e paditi për shpifje, gazetarja Afrovita Hysaj fiton gjyqin
Vendimi i Gjykatës

 

Poll