Me urdhër të prokurorit Dritan Prençit, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në disa banesa në vijim të hetimeve nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Sipas burime të Versus janë kryer kontrolle dhe në banesa të disa përfaqësuesve të mediave dhe pritet të ketë dhe masa.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) pak ditë më parë zgjati me 3 muaj afatin e hetimeve.
Në dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme firmosi 15 urdhër arreste si pjesë e hetimit të inceneratorit të Tiranës, 6 prej të cilët me arrest shtëpie.
Mes urdhërave për arrest me burg figuronte dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranë.
Gjithashtu urdhër arresti pati dhe për ish drejtorin e bashkisë Namik Thimixhi i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes.
Urdhërat e arrestit prekn sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar më herët nga Prokuroria e Posaçme si pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.







