POLITIKË /

Agron Shehaj mbyll çdo rrugë bashkëpunimi me Berishën: Në zgjedhje hyjmë për të krijuar një grup parlamentar

Shkruar nga Versus

Agron Shehaj mbyll çdo rrugë bashkëpunimi me Berishën:

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj mbyll çdo rrugë bashkëpunimi me Sali Berishën.

I pyetur në emisionin “Open” në News24, nëse ai është i gatshëm për t’u bashkuar me Sali Berishën, Agron Shehaj u përgjigj prerë “jo”.

Shehaj po ashtu u shpreh se partia që ai drejton futet në zgjedhje e 11 majit për të krijuar një grup parlamentar. Teksa iu referua sondazheve, ai tha se nëse sot bëhet zgjedhjet do marrin 10% të votave.

“Ne po hyjmë në zgjedhje për të marrë minimalisht, për të krijuar një grup parlamentar, nuk është dëshirë, por e bazuar në fakte. Ne jemi partia e re që ka më shumë mbështetje që flasim dhe sondazhet na nxjerrin 10% të votave. Ne prandaj jemi futur në garë”, tha Shehaj.

Pyetje: Je i gatshëm për bashkim me Berishën?

Agron Shehaj: Unë isha në PD dhe kam dalë, ti më thua…unë kam dalë nga PD. Po të kisha besim që ajo ishte rrugë e duhur…Unë kam dalë kur Berisha ka qenë kryetar i PD.

Pyetje: Je gati për bashkëpunim për një front?

Agron Shehaj: Jo

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: