AKTUALITET /

Emri/ Aksident i rëndë në Lezhë -Milot, plagoset Polici i Rrugores, dërgohet drej spitalit të Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Shkruar nga Versus

Emri/ Aksident i rëndë në Lezhë -Milot, plagoset Polici i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një makinë është përplasur me një trajler ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i makinës, efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia.

Vasia sapo kishtë lënë shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës kur është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Truamës në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

 

 

 

 

Poll