
Laguna e Karavastasë është një ndër vendet më të bukura të vendit tonë jo vetëm për pamjen por edhe për gjallesat. Pelikani kaçurrel është një ndër shpendët më të rrallë dhe të veçantë, zogj shtegtarë që sjellin magji hyjnore mes bukurisë së natyrës dhe qetësisë së bregdetit të Divjakës.
Këtu dielli lind mes kallamishteve dhe sipërfaqja e ujit pasqyron fluturimet elegante, ndërsa nata flet gjuhën e paqes.
Çdo mëngjes laguna zgjohet nënë këngën e zogjve, ndërsa peizazhi shpërfaq një harmoni të rrallë që nuk gjendet askund.
Pelikani kaçurrel, konsiderohet simboli i krenarisë së parkut, shfaqet mes valëve si rojtar i qetë në ujërat e detit Adriatik. /Versus.al

