AKTUALITET /

Viktima e dytë nga moti i keq në vend, peshkatari në Ksamil gjendet i mbytur pas stuhisë

Shkruar nga Versus

Viktima e dytë nga moti i keq në vend, peshkatari në Ksamil

Është shënuar viktima e dytë si pasojë e motit të keq në vend. një peshkatar është gjetur i pajetë në zonën e Ksamilit që u përfshi nga një stuhi e fortë mbrëmjen e djeshme.

Peshkatari Mihal Zoi dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme kur i gjithë jugu i vendit u përfshi nga era e fortë dhe shiu i dendur me shkarkesa elektrike. Mëngjesin e sotëm edhe një elektriçist i OSHEE humbi jetën teksa përpiqej të rilidhte kabujt e energjisë elektrike. Versus.al

Tags:

ksamil

Poll