AKTUALITET /

Plumba kundër prindërve / Dy krimet që tronditen Shënavlashin dhe Shqipërinë

Ka edhe precentë me të rëndë ku fëmijët kanë vrarë të dy prindërit, sinë Peshkopi, Divjakë e Durrës

Shkruar nga Versus
Plumba kundër prindërve / Dy krimet që tronditen
I ndjeri P. Meta dhe 3 femijet ne seance gjyqi

Ngjajnë frikshëm në skenar vrasja e sotme në Shënavlash me atë të ndodhur rreth 7 muaj më parë, po në këtë fshat, ku viktimë e krimit në familje mbeti Pëllumb Meta. Ai dyshohet se u vra nga djali I tij I madh me të cilin kishin konflik për faktin se nuk punonte dhe shpenzonte shumë, duke këmbëngulur edhe për shitjen e pronave familjare.

Plumba kundër prindërve / Dy krimet që tronditen
Mbishkrimi ne murin e kasolles se familjes Meta

Mbishkrimi "Eni milioneri", ishte një indicie që çoi në zbuliin e krimit të tmerrshëm që fëmijët e Pëllumb Metës dyshohet se kryen në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke patur dorë kush më shumë e kush me pak. Edhe në rastin e Pëllumb Metës, paratë ishin “molla e sherrit” dhe konfliktet më të shumta i kishte me djalin e madh Hysenin. Pas vrasjes, fëmijët fshehën trupin, larguan makinën dhe bënë dhe denoncimin për largimin pa adresë të babait që në fakt kishin varrosur në fund të oborrit. Përgjimet ambientale dhe deklaata kontradiktore çuan edhe në rastin e 7 muajve më parë në zbardhjen e plotë të skenarit horror.

PRECENDETE TE TJERE…

6 korrik 2022

Ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Remas të Divjakës ku një djalë ka mbytur babain e tij. Viktima është Dhimitër Stase 85 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen nga djali i tij rreth 40 vjeç Andrea Stase. Mësohet se viktima ka pasur 5 fëmijë 3 djem e dy vajza, ai jetonte në një shtëpi me dy djemtë e tij të cilët dyshohet se kishin probleme të shëndetit mendor.

12 gusht 2021

Tragjedi në Peshkopi, i riu vret nënën dhe babanë. Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

29 qershor 2017

Në fshatin Xhafzotaj në Durrës, një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë. Policia ka arrestuar të birin si të dyshuar për vrasjen me armë zjarri djalin e viktimave.  40-vjeçari Leo Nika kishte probleme të shëndetit mendor dhe merrte medikamente për mbajtjen nën kontroll të gjendjes./Versus.al

 

Poll