
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth në lagjen nr. 3 të Kavajës, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital.
Sipas njoftimit zyrtar, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.Versus.al

