AKTUALITET /

Vrasja në Kavajë pas një mosmarrëveshjeje për një vend parkimi: I kërkoi të lëvizte makinën, viktima reagoi ashpër

Një debat për një vend parkimi në lagjen nr. 3 të Kavajës degjeneroi në dhunë fatale, ku Roland Puja qëlloi për vdekje Skerdilajd Isufin me thikë, pas refuzimit të viktimës për të lëvizur automjetin.

Shkruar nga Versus

Vrasja në Kavajë pas një mosmarrëveshjeje për një

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në lagjen nr. 3 të qytetit të Kavajës, ku një person humbi jetën pas të shtënave me thikë nga një tjetër qytetar.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy 47-vjeçarëve, Roland Puja dhe Skerdilajd Isufi, për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit rreth parkimit të automjeteve.

Autori, Roland Puja, ka dalë nga banesa e tij dhe i ka kërkuar Isufit të largonte makinën, por ky i fundit ka refuzuar.

Debati mes tyre ka degjeneruar shpejt, fillimisht me fyerje verbale, dhe më pas me përdorimin e armëve të ftohta.

Roland Puja ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur Skerdilajd Isufin dy herë në zonën e zemrës, duke i shkaktuar vdekjen në spital./ Versus.al

Poll