Vrasje në mesnatë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në një pallat në Bibbiano, në Reggio Emilia, Itali dhe viktimë është një burrë shqiptar 61 vjeç, i cili kishte shkuar për vizitë tek mbesa e tij që banonte në pallatin ku ndodhi krimi.
Ai është qëlluar me thikë nga një italian 41 vjeçar, fqinj me mbesën e viktimës.
Sipas hetuesve, arma e vrasjes është një thikë kuzhine që autori e kishte marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve shqiptarë.
41-vjeçari, ka një histori të tërë me vjedhje seriale të kryera brenda supermarketeve Bibbiano.
Ai është vënë nën akuzë për vrasjes me dashje e rëndë dhe është dërguar në qeli.







