AKTUALITET /

Vrasje në Tropojë, 35 vjeçari qëllon për vdekje shokun në gjendje te dehur, forcat operacionale në kërkim të autorit

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 35 vjeçari Flordian Mulaj, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri shokun e tij, 43 vjeç, Artur Dautit pas një sherri për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus

Vrasje në Tropojë, 35 vjeçari qëllon për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotëm në fshatin Dojan, Tropojë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 35 vjeçari Flordian Mulaj, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri shokun e tij, 43 vjeç, Artur Dautit pas një sherri për motive të dobëta.

Autori i cili është shapllur në kërkim dhe viktima kanë qenë duke pirë në lokalin kur dhe ndodhi sherri. Më pas autori ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e zjarrit dhe është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar Duatin i cili ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./Versus.al

 

 

Poll