AKTUALITET /

“Ai bir k*rve i ka vjedhur 2 rika”, biseda mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit për Astmer Bilalin që pasoi vrasjen e Fatbardh Licit

Shkruar nga Versus
“Ai bir k*rve i ka vjedhur 2 rika”, biseda mes Ibrahim Licit dhe
Fotomontazh: Ibrahim Lici, Safet Bajri dhe Astmer Bilali

Prej 7 vitesh përplasja mes fiseve Lici e Bajri në Shkodër ka sjellë shumë viktima dhe pasiguri në kryeqendrën e veriut. Përplasjet dyshohet se nisën pas një atentati në janar të 2018-ës ndaj biznesmenit Lulzim Kulla, dhëndrit të Licëve, ngjarje ku u plagosën 8 persona dhe u plagos vetë biznesmeni.

Më pas vijuan me vrasjen e ish-policit Boran Bërçana, lidhje e grupit Bajri. Pavarësisht këtyre ngjarjeve, dy fiset nuk i kishin shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin, pasi pak ditë para vrasjes së Fatbardh Licit më 10 gusht të 2018-ës, Librahim Lici kishte folur në telefon me Behar Bajrin.

Në bisedën ku të dy i referohen njëri tjetrit si ‘kumbarë’ për shkak se Lici ishte kumbar i djalit të Behar Bajrit, shfaqen momente sa miqësie ashtu edhe ironie mes të dyve. Një prej fragmenteve, lidhet edhe me ish-boksierin Astmer Bilali për të cilin Ibrahim Lici shprehej se nuk e kishte aspak shqetësim dhe e akuzonte për vjedhjen e dy rosave të Arjan Zogajt, një prej miqve të Behar Bajrit.

Ibrahimi: Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se, se kanë interesa të përbashkëta, s'prishen kollaj.

Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi...

Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.

Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p... ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k....

Ibrahimi: E fute intrigën itash. Mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.

Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.

Ibrahimi: Po s'ka lidhje s'e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.

Behar Bajri i linte të kuptonte Ibrahimit se nuk e kishte shok Astmer Bilalin dhe se e kishte dëgjuar edhe teksa e ofendonte vetë Ibrahimin dhe fisin Lici teksa dhunonte me grushte një person që e thërrisnin “profe”.

Më pas Behar Bajri dyshohet se i ka treguar Bilalit atë çfarë i kishte thënë Ibrahimi për vjedhjen e dy rosave. Kjo nuk ka mbetur pa reagim dhe një ditë më vonë, Astmeri ka marrë në telefon Ibrahimin për t’i kërkuar llogari për fjalët e thëna në bisedën me Behar Bajrin. Ibrahimi i ka kërkuar të takoheshin duke i thënë se nuk preferon të bëjë biseda të tilla në telefon.

Pjesë nga biseda:

Astmeri: Nji kshu më thanë, diça niva.

Ibrahimi: Më thuaj kush të tha e po të them.

Astmeri: Po Behari më tha mо.

Ibrahimi: Beharit po i kamfol vetë punën e rikave.

Astmeri: Aaa, çfarë është ky muhabet. Ai the ti gjë a çfarë?

Ibrahimi: Po, unë i kam thënё

Astmeri: Aaa. E çfarë ishte kjo?

Ibrahimi: Si çfarë ishte?

Astmeri: Kjo puna e rikave.

Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrë do rika në një vend, ke fillu nji kshu me rika dhe pastaj

nga rikat ke fillu më gjatë, një shut, nja kët kam thënë.

Astmeri: Po mirë, po çfarë janë kto muhabete.

Ibrahimi: Po kot për qef.

Astmeri: Për qef...... çfarë don me thënë me këtë muhabet.

Ibrahimi: Çfarë ke qefme të thënë unë ty?

Astmeri: Me thënë atë çfarë ke thënë ti, s'po du gjë më tepër.

Ibrahimi: Tana, tana me kallzo çfare ke thënë ti.

Astmeri: Çfarë kam thënë unë...

Ibrahimi: Kam thënë pak kam thënë gjane që si me thanë... me kallzu se kush je ti,jo për më tepër.

Më 10 gusht të vitit 2018, në një kafe të Shkodrës u ekzekutua me breshëri armësh Fatbardh Lici. Sipas SPAK, në makinën e ekzekutorëve kanë qenë Astmer Bilali dhe Safet Bajri, ky i fundit ka ndaluar në rrugicën që të çon tek një lokal në lagjen Dobraç, ndërsa Astmer Bilali ka djegur makinën e vjedhur për krimin e rëndë. Versus.al

Poll