AKTUALITET /

Atentat shqiptarit në Greqi / U qëllua nga një makinë në lëvizje, ndërsa ishte ne kafe. E shkuara e errët e shenjestrës (FOTO)

Sipas mediave greke, sulmi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, dhe ekziston mundësia që Flori të ketë qenë objektivi i gabuar. Ai ka një të kaluar kriminale, duke qenë se ka qenë në burg për vrasje dhe sipas mediave greke është me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Atentat shqiptarit në Greqi / U qëllua nga një makinë

 Një shtetas shqiptar mësohet se ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar disa herë më armë zjarri. Në vendngjarje policia gjeti disa gëzhoja. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia”, në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.

Atentat shqiptarit në Greqi / U qëllua nga një makinë

Informacionet e para flasin për një të plagosur, por policia nuk arriti të gjejë askënd në vendngjarje. Më vonë, një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull, i identifikuar si Florian Bajaktari, 36 vjeç nga Tirana.u paraqit në Spitalin “Laiko” dhe aktualisht po i nënshtrohet një operacioni. 

Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se ndaj tij është hapur zjar nga një fuoristradë, ndërsa ai ndodhej në një kafene. Nga analiza e gëzhojave të gjetura, policia e konsideron ngjarjen si një atentat, pasi ai është qëlluar 7 herë nga një makinë Jeep.

Atentat shqiptarit në Greqi / U qëllua nga një makinë

Hetimet sugjerojnë se sulmi mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë, dhe ekziston mundësia që Flori të ketë qenë objektivi i gabuar. Ai ka një të kaluar kriminale, duke qenë se ka qenë në burg për vrasje dhe sipas mediave greke është me origjinë nga veriu i Shqipërisë. Në vitin 2006 Florian Bajraktari është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi. Është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar në Kalithea të Athinës për lojëra fati.

Atentat shqiptarit në Greqi / U qëllua nga një makinë

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

Poll