
Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe është në burg, sipas analizave që zbulojnë tabelën e ligës së parë të kriminalitetit sipas kombësisë.
Më shumë se 1,200 shqiptarë janë në burg ndërsa numri i tyre në Britani përllogaritet rreth 50 mijë persona të cilët nuk kanë shtetësi britanike.

Në tabelën me 130 kombësi, shqiptarët kryesojjnë për numrin e të burgosurve në raport me numrin e personave të cilët ndodhen në Britani. Shqiptarët e Shqipërisë pasohen nga shqiptarët e Kosovës më pas vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, irakianët dhe somalezët.
The Telegraph shkruan se shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, Sri Lanka, francezë dhe kinezë kanë më pak gjasa për t'u burgosur.

Më herët nga e njëjta media britanike është bërë me dije se Britania e Madhe ka ndihmuar për të investuar në ndërtimin e një burgu të ri në vendin tonë si pasojë e marrëveshjes të transferimit të burgosurve. Rreth 200 shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe, pritet të vijnë në vendin tonë për të vuajtur dënimin e mbetur. Versus.al







