AKTUALITET /

1 vit hetime për të kapur ‘tregtarët’ e drogës pranë shkollave të Korçës! 3 të arrestuar, 2 në kërkim

Në gjendje të lirë po hetohen 9 anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Shkruar nga Versus
1 vit hetime për të kapur ‘tregtarët’ e drogës
Momenti i arrestimit të një prej shitësve të drogës në Korçë

Korçë- Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Break” për kapjen e shitësve të droës pranë shkollave të qytetit.

Hetimet për këtë çështje zgjatën rreth 1 vit. Në pranga kanë rënë Në pranga kanë rënë Donadel Agolli, 31 vjeç, Redion Gjata 33 vjeç dhe Sajmir Suvaria 33 vjeç.

Grupi kriminal shpërndante lëndë narkotike në pranë shkollave dhe ambienteve që frekuentoheshin nga nxënësit në qytetin e Korçës dhe të Bilishtit. Në këtë veprimtari kriminale rezultojnë të jenë përfshirë edhe 9 persona të tjerë të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 180 gramë kokainë, 40 gramë cannabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë. Versus.al

 

Poll