AKTUALITET /

1.2 milionë euro dëm shtetit, prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-shefin e kabinetit të 'Financave'

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për ish sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre. Vendimi ndaj tij do të shpallet në 17 tetor.

Shkruar nga Versus

1.2 milionë euro dëm shtetit, prokuroria kërkon 2 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për ish sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milionë euro.

Ndaj ish- sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje. E ndërsa tashmë, organi i akuzës kërkon rikthimin e tij në burg.

Vendimi ndaj Gjokutës do të shpallet në 17 tetor.

Pse u arrestua Arlind Gjokutaj?
Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana. Hetimet zbuluan se ai ishte kompesuar 2 herë për një magazinë në Tiranë. Thanës shteti i shiti pronën, por më pas kjo magazinë iu mor për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Thana mori një pjesë të kompesimit, e ndërsa një pjesë tjetër do i kalonte në muajt në vijim. Bëhej fjalë për një vlerë prej 400 mijë eurosh që i kanë kaluar përmes bankës.

Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro. Këtu “gisht” kishin edhe zyrtarë të ministrisë, mes tyre dhe Gjokutaj, i cili me veprimet e tij, i shkaktoi shtetit një dëm miliona euro.Versus.al

Poll