AKTUALITET /

Burri e goditi 40 herë me 4 thika! Ekspertiza tronditëse e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare në Selanik

Goditjet që 53-vjeçari i shkaktoi gruas së tij, si në qafë dhe fytyrë, ashtu edhe në krahë dhe në bark, kanë qenë aq të forta sa njëra nga thikat është përkulur - Vajzat e çiftit nën shok, nuk mund të dëshmojnë

Shkruar nga Versus

Burri e goditi 40 herë me 4 thika! Ekspertiza tronditëse e vrasjes

E ka bërë 'shoshë' me thikë! Janë tronditëse rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të 44-vjeçares, Valentina Menkshi, e cila u vra me plagë të shumta me thikë nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar, Afrim Menkshi mesditën e së mërkurës, brenda shtëpisë së tyre në Sindos të Selanikut, para se autori të hidhej nga ballkoni i shtëpisë dhe t'i jepte fund jetës. Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe duket se ka marrë mbi 40 plagë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa autori dyshohet se ka përdorur katër thika të ndryshme për t'i marrë jetën nënës së dy vajzave të tij. Thikat sipas mediave greke kishin gjurmë gjaku mbi to dhe u sekuestruan nga policia.

"Në fakt, shkruan Protothema.gr,  goditjet që i ka shkaktuar gruas së tij, si në qafë dhe fytyrë, ashtu edhe në krahë dhe në bark, kanë qenë aq të forta, saqë njëra nga thikat është përkulur."

Sipas informacioneve, varrimi i gruas do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta nesër, në Shqipëri, ndërsa varrimi i 53-vjeçarit do të bëhet po në Shqipëri, por ende nuk dihet saktësisht se kur. 

Ndërkohë dy vajzat e familjes, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, mbeten në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Ndërkohë, fotot e postuara nga autori dhe viktima në një llogari që ai mbante në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me gruan dhe familjen e tyre dhe nga koha që ata kanë kaluar me miqtë e tyre. 

Burri e goditi 40 herë me 4 thika! Ekspertiza tronditëse e vrasjes

Duke folur për protothema.gr, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e gruas fatkeqe tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën dhe nuk e imagjinonte dot dëmin që do të ndodhte. "Ajo ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj”, tha ajo, duke theksuar se është në gjendje shoku nga lajmi tragjik.

“Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj”. “Ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”, vuri në dukje mikesha e Valentina Menkshit.

Shoqja e viktimës theksoi gjithashtu se ato pak herë që ajo e kishte parë autorin, edhe para se të vetëvritej, ai ishte sjellë mirë përballë saj dhe nuk fliste shumë. “Nuk mund ta dija se çfarë fshihte shpirti i tij”, theksoi mikesha e viktimës. 

Burri e goditi 40 herë me 4 thika! Ekspertiza tronditëse e vrasjes

"Ishin njerëz të qetë"
Në të njëjtën kohë, fqinjët e familjes raportojnë se nuk kishin dëgjuar asnjë përleshje as në të kaluarën dhe as sot kur ka ndodhur krimi. Një fqinj i familjes tha se "ata ishin njerëz të qetë" dhe "nuk kam dëgjuar asnjë zë".

“Jemi në banesën ngjitur dhe nuk kemi dëgjuar as zhurmë, asgjë, asgjë. Ata shkonin në punë, ishin një familje dhe kishin fëmijë”, tha ai.

“Ata ishin qiramarrës të rinj dhe vajza na kishte pyetur për një punë”. Ne i thamë të shkonte në një fabrikë ëmbëlsirash. “Ata e punësuan dhe ajo na solli byrekë me djathë”, shtoi ai.

“Nuk kishin probleme financiare, punonin të dy”, tha një dëshmitar që jeton në pallat dhe pohoi se “imazhi i tyre ishte një familje krejt normale dhe e qetë”.

 

Poll