AKTUALITET /

E mbytën me litar e hodhën në ujrat e Shkopetit, vrasja makabër e Renis Dobrës i kalon SPAK-ut

Ndërkohë Gjykata caktoi masën “arrest në burg” për dy të dyshuarit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u arrestuan disa ditë më parë, pas një urdhër-ndalimi të lëshuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rëndë me paramendim, rrëmbimin e personit dhe fshehjen e trupit të pajetë.

Shkruar nga Versus

E mbytën me litar e hodhën në ujrat e Shkopetit, vrasja

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në fillim të korrikut, kur trupi i pajetë i të riut Renis Dobra, vetëm 23 vjeç, u gjet pranë liqenit të Shkopetit, i mbytur dhe me shenja dhune. 

Sot, Gjykata e Dibrës shpalli moskompetencën lëndore dhe kaloi zyrtarisht dosjen për hetim të mëtejshëm në SPAK, duke e konsideruar krimin si një rast me elementë të krimit të organizuar dhe implikim të shumëfishtë.

Ndërkohë Gjykata caktoi masën “arrest në burg” për dy të dyshuarit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u arrestuan disa ditë më parë, pas një urdhër-ndalimi të lëshuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rëndë me paramendim, rrëmbimin e personit dhe fshehjen e trupit të pajetë.

Dy emrat e tjerë të përfshirë në këtë krim makabër, Fatjon Bushgjokaj (vëllai i tyre) dhe Petrit Çakrri, ishin ndaluar pak ditë pas ngjarjes. Çakrri u lokalizua dhe u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa Fatjoni u kap në Astir, Tiranë, në një operacion të koordinuar me njësitë speciale.

E mbytën me litar e hodhën në ujrat e Shkopetit, vrasja

Krimi 
Ngjarja daton në mbrëmjen e 8 korrikut 2025, kur Renis Dobra dyshohet se është rrëmbyer me forcë nga persona që e njihnin dhe më pas është transportuar në një zonë të izoluar pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, viktima është mbajtur peng për disa orë, dyshohet se është dhunuar, dhe në fund është mbytur me litar, ndërsa trupi i tij është hedhur në ujërat e liqenit, për të zhdukur çdo gjurmë.

Gjetja e trupit mëngjesin e 9 korrikut nga peshkatarë lokalë çoi në zbardhjen graduale të ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë, gjurmët GPS dhe dëshmitë e qytetarëve ndihmuan hetuesit të rindërtonin lëvizjet e autorëve, të cilët përdorën dy automjete: një “Range Rover” të zi dhe një “Hyundai Santa Fe”.

Pista kryesore hetimore lidhet me konflikte të mëparshme për çështje droge, që dyshohet se shtrihen deri në territorin gjerman. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që krimi të jetë porositur si ndëshkim për borxhe të prishura apo mosmarrëveshje brenda grupeve kriminale.

SPAK tashmë ka në dorë dosjen voluminoze dhe pritet të hetojë më tej mbi strukturën e organizuar kriminale që fshihet pas kësaj vrasjeje, duke zgjeruar hetimet edhe ndaj personave të tjerë që mund të kenë ndihmuar në realizimin e krimit apo në fshehjen e autorëve pas ngjarjes./VERSUS/

 

Poll