AKTUALITET /

VIDEO/ Hynin në rrugë pa radhë, policia mbush me gjoba shoferët! E pësojnë edhe drejtuesit e monopatinave

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Hynin në rrugë pa radhë, policia mbush me gjoba

Policia rrugore ka publikuar së fundmi numrin e gjobave të vendosura për automjetet dhe monopatinat që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjatë 48 orëve të fundit, policia thotë se fokusi ka qenë në hyrjen pa radhë të makinave në rrugë, xhamat e zinj pa autorizim dhe shkeljet e drejtuesve të monopatinave.

Për pasojë, policia ka gjobitur 41 drejtues automjetesh që tentuan të hynin në autostradë pa respektuar radhën duke krijuar trafik në korsitë e tjera të rrugës; 71 gjoba ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe 57 gjoba ndaj shoferëve me xhama të zinj pa autorizim përkatës. Versus.al

Poll