Një 22 vjeçar i identifikuar me inicialet B.S është arrestuar nga policia pasi u kap në rrugën Tiranë-Durrës duke transportuar pako me kokainë që kishte në plan t’i shiste në Yzberisht, Kashar dhe Ali Dem.
Në mjetin tip “Benz” që drejtonte i riu u gjetën dhe sekuestruan 564 gramë kokainë. Pas arrestimit, nisi procedimi penal për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Policia po vijon me hetimet për të zbardhur anëtarët e grupit kriminal që dyshohet se merrej me sigurimin e lëndës narkotike dhe më pas shpërndarjen e saj në doza. Versus.al