Vlorë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë bulevardit "Ismail Qemali".
Një automjet policie ka përfunduar i përmbysur si pasojë e përplasjes së qëllimshme nga një mjet tip "Gol" që drejtohej nga një i mitur 14 vjeçar, ndërsa pasagjer me të ishte bashkëmoshatari i tij.
Për pasojë 2 efektivë policie mbetën të plagosur. Mësohet se ata po e ndiqnin të miturin që nga zona e lagjes "Çole" pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar. 2 efektivët e plagosur u transportuan në spital, ndërsa i mituri u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e rastit. Versus.al

