
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, reshjet e dëborës kanë zbardhur pjesën e verilindjes dhe të juglindjes së vendit.
Në akset rrugore Boboshticë-Dardhë dhe Kukës-Shishtavec ka patur reshje duke bërë që trashësia e dëborës të arrijë deri në 25 centimetra.
Fatmirësisht nuk ka patur probleme me qarkullimin, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. Versus.al

