
Pavarësisht se nuk arritën të kualifikoheshin për në Kupën e Botës, presidentja Vjosa Osmani dekoroi lojtarët e Kosov♪7s gjatë mëngjesit të sotëm.
Osmani tha se futbollistët bartën me krenari fanellën e Kosovës në kualifikueset për në Botëror.
Dardanët u mposhtën nga Turqia të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” me rezultatin 0-1, duke humbur mundësinë për kualifikim në Botëror. Gjithsesi, Kosova zhvilloi një ndeshje me ritëm të lartë dhe me më shumë raste se ekipi kundërshtar duke i bërë krenarë shqiptarët. Versus.al

