Live Updates /

Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt, GJKKO “ngrin” afatet e paraburgimit! SPAK: Kryebashkiaku po e zvarrit, Ndreca: S’kemi lexuar dosjen

*Gjykata e Posaçme vendosi sërish shtyrjen e seancës së gjykimit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj pas mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve në dosjen voluminoze. Seanca e radhës do të mbahet më 3 prill në orën 09:00. *Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë duke dërguar si përfaqësues ligjor avokatin Plarent Ndreca, ish-deputetin e PS. Ky i fundit foli për mediat pas seancës duke pretenduar se ai dhe Veliaj ende nuk janë njohur me dosjen hetimore dhe se nuk e kuptonte përse kërkohej ky nxitim nga ana e SPAK. *Gjatë seancës, prokurori i SPAK, Olsi Dado tha se kjo ishte një strategji e Veliajt dhe e Ndrecës për të zvarritur çështjen. Në këto kushte, GJKKO vendosi edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Shtyrja e gjyqit, GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn dhe Abulen, SPAK: Strategji e kryebashkiakut për zvarritje

Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt, GJKKO “ngrin” afatet e paraburgimit!

Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule pas shtyrjes së seancës për në datën 3 prill.

Ndërsa prokurori i çështjes, Ols Dado tha se kjo është një strategji e mirëmenduar nga Veliaj dhe avokati i tij me qëllim zvarritjen e procesit.

“Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij”- u shpreh Dado mes të tjerash.

Ndërsa avokati i Veliajt, Plarent Ndreca deklaroi para mediave se nuk kanë asnjë lloj strategjie të tillë, duke shtuar më tej se ai dhe kryebashkiaku nuk janë njohur ende me dosjen hetimore. Versus.al

3 ORE ME PARE

13 akuza ndaj Veliajt, shtyhet sërish gjyqi, Ndreca: Është në gjendje të admirueshme, gati të mbrohet edhe vetë

Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt, GJKKO “ngrin” afatet e paraburgimit!
Plarent Ndreca

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës dhe të pandehurit e tjerë të dosjes është shtyrë sërish për në datën 3 prill, ora 09:00. SHkak është bërë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, Fatjon Bacit. Arsyeja e mungesës sipas tij ka qenë një problem shëndetësor.

Nga ana tjetër, as Veliaj nuk u paraqit në seancë duke dërguar si përfaqësues, ish-deputetin Plarent Ndreca i cili po e mbron si avokat. Ky i fundit tha se atij nuk i është vënë në dispozicion dosja e Veliajt, ndërsa pretendoi se veprimet e tyre nuk janë strategji për të shtyrë gjyqet.

“Veliaj ka filluar të lexojë dosjen me ritëm të lartë. Ka gjendje fizike dhe mendore të admirueshme dhe është gati të mbrohet edhe vetë”- u shpreh avokati lidhur me gjendjen e kryebashkiakut duke shtuar “nuk është njohur akoma dosjen, ai po lexon me ritëm 200-300 faqe në ditë sepse është dosje shumë voluminoze. Kështu që ky nxitimi tregon se duan të bëhet një proces i parregullt ligjor.

“Ne do kërkojmë që çdo seancë të zhvillohet në sytë e publikut. Arsyeja pse duam ta bëjmë publike është se ne e dimë të vërtetën dhe duam t’ua shfaqim edhe atyre qytetarëve që e kanë votuar Veliajn tre herë”- shtoi Ndreca. Versus.al

Poll