Live Updates /

Mur betoni 120 metra, kallëzimi që ‘zgjoi’ prokurorinë për biznesmenin! Carapuli me historik shkeljesh, kreu i IMT nuk mori masa

*Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e IMT në Tiranë, Rigers Sheqerin pasi prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre lidhur me një rast të ndërtimit pa leje pranë mbikalimit të Saukut. *Bëhet fjalë për një mur betoni 4 metra të lartë dhe 120 metra ta gjatë të ndërtuar nga kompania “Eurokol” sh.p.k e biznesmenit Pandeli Carapuli i cili kishte leje vetëm për barrierë për mbrojtje nga zhurma. *Ka qenë denoncimi i bërë nga kompania tjetër “AL OIL 2019” ajo që vuri në lëvizje prokurorinë e Tiranës e cila konstatoi se inspektorët kishin raportuar shkeljet e Carapulitt ek kreu i IMT, Rigers Sheqeri, por ky i fundit kishte vendosur ta mbyllte çështjen pa marrë asnjë masë. *Për rrjedhojë, ndaj Carapulit u caktua masa e ndalimit të daljes jashtë vendit nën dyshim për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, ndërsa kreu i IMT u pezullua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
25 MINUTA ME PARE

Dy masa sigurie për një mur betoni, denoncimet e vazhdueshme ndaj Carapulit prej 2020-ës për “White Rocks” në Dhërmi dhe betonizim në Tiranë

Mur betoni 120 metra, kallëzimi që ‘zgjoi’

Gjykata e Tiranës caktoi së fundmi masat e sigurisë për ndalim jashtë vendit dhe detyrim paraqitje për biznesmenin Pandeli Carapuli i cili kishte abuzuar me lejen për barriera kundër zhurmave duke ndërtuar një mur betony prej 120 metrash të gjatë dhe 4 metrash të lartë.

Megjithatë bie në sy fakti se ndaj biznesmenit ka patur vazhdimisht denoncime në media për ndërtime dhe betonizim pa kriter në kodrat e Liqenit Artificial. Që prej nisjes së punimeve në vitin 2020 banorët e zonës denonconin në media betonizimin e “mushkërive të gjelbërta” të Tiranës. Por pavarësisht kësaj duket se asnjë masë nuk u mor ndaj firmës “EUROCOL” të biznesmenit.

Gjithashtu në media ekzistojnë denoncime të tjera lidhur me resortin “Ëhite Rocks” të ndërtuar nga biznesmeni në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Në denoncim thuhet se Carapuli kishte ndërtuar fshatin turistik në një truall të bllokuar nga gjykata dhe se më pas kishte ehde zaptuar një pronë prej 1660 metër katrorë për të siguruar dalje në det edhe pse nuk i përket atij.

Pavarësisht këtyre denoncimeve të vazhdueshme në media, Carapuli vijoi me ndërtimet e tij ku tanimë pronat kapin vlerën e mijëra eurove për metër katrorë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Biznesmeni Carapuli ngriti mur betoni 120 m të gjatë pa leje ndërtimi, kreu i IMT në Tiranë mbylli dosjen e tij

Mur betoni 120 metra, kallëzimi që ‘zgjoi’
Pandeli Carapuli

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT në Tiranë, Rigers Sheqeri për abuzim me lejet e ndërtimit në kryeqytet. Sipas njoftimit të prokurorisë hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga A.A, administrator i shoqërisë “AL OIL 2019” sh.p.k i cili pretendoi se në pronën e kompanisë së tij ishin kryer punime që kanë sjellë dëmtimin e saj.

Rezultoi se për punimet në Farkë, shoqëria “Eurocol” sh.p.k e biznesmenit Pandeli Carapuli nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi. Punonjësit e IMT-së mbajtën proces verbal për këtë shkelje më 29 dhjetor 2025.

Mur betoni 120 metra, kallëzimi që ‘zgjoi’

Mirëpo kryeinspektori Rigers Sheqeri vendosi mbylljen e procedurës duke u bazuar në relacionin  përgatitur nga juristi E.P. Prokuroria argumenton se ky veprim i Sheqerit bie në kundërshtim me ligjin pasi nuk ka marrë asnjë masë ndaj biznesmenit Carapuli i cili ka ndërtuar një mur betoni 120 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë.

Ligji e parashikon që në rastin e gjetjes së një ndërtimi pa leje, inspektorët e terrenit e raportojnë shkeljen dhe kryeinspektori merr vendimin përfundimtar duke vendosur gjobë, pezullimin e punimeve apo shembjen e ndërtimit, veprime që nuk janë kryer nga Sheqeri.

Nga ana tjetër, kompania “Eurocol” sh.p.k ka patur leje për ndërhyrje në infrastrukturë dhe vendsosjen e barrierave ndaj zhurmave, por kjo leje nuk mbulon ndërtimin e objekteve për të cilat duhet të ishte e pajisur me leje ndërtimi.

Ndaj tij kreut të IMT rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim. Ndërsa ndaj biznesmenit të cilit iu ndalua dalja jashtë vendit rëndon vepra penale e ndërtimit të paligjshëm. Versus.al

4 ORE ME PARE

Abuzim me lejet e ndërtimit në Tiranë, gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT! Masë dhe për biznesmenin Pandeli Carapuli

Mur betoni 120 metra, kallëzimi që ‘zgjoi’
Biznesmeni Pandeli Carapuli dhe kreu i IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

Tiranë-Gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.

Mësohet se ky vendim është marrë para disa ditësh. Ndërkohë që ndaj tij vijojnë të thellohen hetimet për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet. Ndaj Sheqerit është caktuar gjithashtu masa e bllokimit të pasaportës, për të penguar largimin nga vendi.

Detaje bëjnë me dije se Sheqeri dyshohet se ka toleruar ndërtime pa leje në zonat periferike të Tiranës si dhe ka zbatuar aksione për prishjen e objekteve në qendër, me urdhër të qeverisë.

Gjithashtu me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo, gjykata ka caktuar masë edhe për biznesmenin Pandeli Carapuli i cili dyshohet se ka marrë një leje punimesh (jo ndërtimi) për barriera zhurmash tek mbikalimi i Saukut në Unazën e Re ku ka ndërtuar një mur betoni të gjatë 120 metra dhe të lartë 4 metra. Për biznesmenin është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Versus.al

Poll