
Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.
Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e 4 qershorit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vendimi u shpall nga kolegji penal i përbërë nga Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.
Dy të akuzuarit ishin ankuar në Gjykatën e Lartë mbasi i gjetën fajtorë edhe nga shkalla e dytë./Versus.al

