MAGAZINË /

Moza “formon qeverinë” në Ferma VIP dhe bën batutë me Ramën, shpërthejnë të qeshurat në fermë

Shkruar nga Versus

Moza “formon qeverinë” në Ferma VIP dhe bën

Pasditja në “Ferma VIP 3” është shoqëruar me humor dhe batuta, teksa fermerja Mimoza Ahmeti ka vendosur të “delegojë” detyrat tek banorët e tjerë, duke i emëruar ata simbolikisht në krye të disa “ministrive”, në kuadër të një sfide të dhënë nga agai.

Gjatë një bisede me fermerët, Moza theksoi se secili duhet të mbajë përgjegjësi për detyrat e veta, duke nënvizuar rëndësinë e ndarjes së punëve.

Me stilin e saj karakteristik dhe plot sinqeritet, ajo bëri edhe një krahasim me kryeministrin e Shqipërisë.

“Unë ministrat për këtë punë i kam, nuk jam si kryeministri ynë që i bën të gjitha punët vetë. Delegoj kompetencën. Ministrat ndërrohen kur nuk punojnë mirë”, u shpreh Ahmeti.

Deklarata e saj u prit me të qeshura dhe reagime pozitive nga fermerët, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit e ditës. 

Ndërkohë, Mimoza Ahmeti vijon të jetë një nga personazhet më të pëlqyera të këtij edicioni.

Ajo u shpall e preferuara e publikut në prime-n e fundit, ndërsa sinqeriteti dhe sensi i humorit kanë fituar simpatinë e ndjekësve të “Ferma VIP 3”, por edhe të emrave të njohur të estradës shqiptare, si këngëtarja Dafina Zeqiri.

Sa i përket garës, tensioni rritet pasi në nominim kokë më kokë ndodhen Dj FairFax dhe Xhesi. Njëri prej tyre pritet të lërë përfundimisht fermën në puntatën e radhës./Versus.al

Poll