MAGAZINË /

Prishtina në festë para finales: tifozët mbushin rrugët, mbështetje e madhe për Kosovën

Që prej mëngjesit, rrugët e Prishtinës janë mbushur me tifozë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë krijuar një atmosferë festive dhe elektrizuese.

Shkruar nga Versus

Prishtina në festë para finales: tifozët mbushin rrugët,

Numërimi mbrapsht për një ndeshje historike ka nisur, pasi Kosova është vetëm një fitore larg kualifikimit në Botëror.

“Dardanët” do të përballen me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në finalen e “play off”-it, një sfidë që ka rritur jashtëzakonisht emocionin dhe pritshmëritë.

Mbështetja për përfaqësuesen kosovare është e madhe në të gjithë vendin.

Që prej mëngjesit, rrugët e Prishtinës janë mbushur me tifozë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë krijuar një atmosferë festive dhe elektrizuese.

Në një video të publikuar nga “Gazeta Blic”, shihet turma e tifozëve të bashkuar, teksa këndojnë në kor këngën e njohur: “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar”, duke treguar entuziazmin dhe mbështetjen e fortë për Kosovën para kësaj sfide vendimtare.

Poll