MAGAZINË /

Futbollisti turk reagon para ndeshjes me Kosovën: Nuk e kanë njohur ende popullin turk

Ai u shpreh se ngjarja nuk ka ndikuar aspak tek skuadra, përkundrazi i ka motivuar më shumë lojtarët.

Shkruar nga Versus

Futbollisti turk reagon para ndeshjes me Kosovën: Nuk e kanë njohur

Futbollisti i kombëtares turke İrfan Can Kahveci ka bërë deklarata të forta para ndeshjes ndaj Kosovë, duke komentuar incidentin me sulmin me fishekzjarre pranë hotelit të ekipit.

Ai u shpreh se ngjarja nuk ka ndikuar aspak tek skuadra, përkundrazi i ka motivuar më shumë lojtarët.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për mediumin turk Hurriyet.

Mesfushori turk theksoi se synimi i ekipit është i qartë – fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll