
Përfundon pjesa e parë e sfidës në stadiumin Fadil Vokrri, ku Kosovë dhe Turqi janë ndarë në barazim 0-0 pas 45 minutave të para.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku në minutën e 3-të turqit provuan për herë të parë me Aktürkoğlu nga distanca, pas një gabimi në pasim të Muriç, por topi u kontrollua pa vështirësi.
Në minutën e 7-të, Turqia ishte pranë golit me një devijim të Jilldiz që përfundoi në këndore, ndërsa një mosmarrëveshje mes Vojvodës dhe Muriç krijoi rrezik në zonën kosovare.
Në minutën e 14-të, një tjetër mundësi për Turqinë u neutralizua nga mbrojtja, ndërsa 10 minuta më vonë Kosova u afrua me golin, por pasimi i Asllanit nuk u finalizua nga Muriqi.
Në minutën e 27-të, Kokçu provoi me një goditje të bukur nga distanca, por topi përfundoi jashtë. Pak minuta më vonë, Kosova ishte shumë pranë avantazhit me një goditje spektakolare të Fisnik Asllani, por portieri Çakır dhe traversa shpëtuan Turqinë./Versus.al


