MAGAZINË /

Dafina Zeqiri shpreh publikisht mbështetjen për Moza Ahmetin, reagimi që po bën xhiron në rrjet

Shkruar nga Versus
Dafina Zeqiri shpreh publikisht mbështetjen për Moza Ahmetin, reagimi
Dafina Zeqiri dhe Mimoza Ahmeti

Në “Ferma VIP 3”, poetja Mimoza Ahmeti ka arritur të sigurojë mbështetjen më të madhe të publikut, duke u bërë një nga konkurrentet më të preferuara të spektaklit.

Rrugëtimi i saj në fermë ka tërhequr vëmendje që në ditën e parë të hyrjes, ndërsa sjellja e saj spontane dhe momentet virale kanë bërë bujë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka shprehur publikisht mbështetjen për Ahmetin, duke publikuar një foto të saj dhe duke shkruar: “Shoqja ime më e mirë vetëm s’e din akoma”.

Sipas ndjekësve, afrimi i saj me poeten ka nisur që pas një performance brenda spektaklit, ku Mimoza interpretoi një nga këngët e artistes, duke krijuar një moment të veçantë mes tyre.

Dafina Zeqiri shpreh publikisht mbështetjen për Moza Ahmetin, reagimi

 

 

Poll