
Një video e vjetër, e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok, është bërë virale duke rikthyer në vëmendje rrugëtimin e Selin Bollatit, një prej banoreve më të komentuara të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania 5.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht online, Selin shfaqet duke kërcyer gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania 2. Në atë kohë, ajo ishte pjesë e trupës së baletit, duke performuar si figurante në sfond gjatë një prej surprizave të organizuara për finalistët.
Por, vetëm pak vite më vonë, historia ka marrë një kthesë të fortë. Selin Bollati nuk është më në prapaskenë, por në qendër të vëmendjes si një nga protagonistet kryesore të edicionit aktual.
Me një kombinim të karizmës, lojës strategjike dhe dinamikave që ka krijuar brenda shtëpisë, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të kthehet në një nga emrat më të përfolur të këtij formati.
Madje, sipas reagimeve të shumta në rrjet, Selin po shihet nga ndjekësit si një ndër pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh të këtij sezoni./Versus.al

