Gjirokastër- Dy persona të cilët shantazhonin një 40 vjeçare se do t’i publikonin foto intime nëse nuk u jepte para, janë arrestuar ditën e sotme.
Albano Xheka 45 vjeç dhe Artur Lika 25 vjeç i kishin kërkuar 40 vjeçares shumën prej 2 mijë eurosh që të fshinin fotot e saj intime që kishin publikuar në rrjetin social TikTok.
Ndaj të arrestuarve me banim në Tiranë, rëndojnë akuzat për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim. Versus.al







