AKTUALITET /

3 shefat e policisë të përfshirë në grupe narkotrafiku, Policia e Shtetit i heq rrogën

Sipas SPAK, krerët e grupeve kriminale që ndihmoheshin nga Shkelzen Ruska, Ervis Alisinaj, Elvis Dervishi dhe deri në 2022 edhe nga Erdit Hazizaj "në rastet kur anëtarët e këtij grupi arrestoheshin nga agjencitë ligjzbatuese, anëtarët e tjerë interesoheshin për t’i garantuar ndihmë ekonomike personave të arrestuar si edhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore...."

Shkruar nga Versus
3 shefat e policisë të përfshirë në grupe narkotrafiku,
Ervis Alisinanaj, Shkëlzen Ruska, Erdit Hazizaj dhe Elvis Dervishi

Një ditë pasi SPAK goditi dy grupe kriminale të narkotrafikut në jug të vendit, mësohet se kanë qenë të paktën 4 oficerë policie të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të këtyre dy grupve që xhironin miliona euro kabanis. Personat që po shikoni në foto janë tre zyrtarët e Policisë së Shtetit dhe ish-efektivi, për të cilët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar masa “arrest me burg”. Për tre prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Në pranga është vënë Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë, është shpallur në kërkim. Pjesë e strukturave të policisë që kanë ndihmuar krimin ka qenë dhe Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022. 

Ndërsa sot SPAK bëri të ditur të gjithë skemën e strukturës kriminale dhe rolet edhe të shefave të lartë të policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

• Shkelzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
• Ervis Alisinaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
• Elvis Dervishi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Ndaj këtyre punonjësve edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.  

NJOTIMI I PLOTE 

Në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga SPAK, BKH, AMP dhe Policia e Shtetit, në funksion të procedimit penal nr. 169 të vitit 2022, ku gjatë operacionit u arrestuan dy punonjës policie dhe një tjetër u shpall në kërkim, ju informojmë se:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, bazuar në nenin 121 të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” dhe në nenin 222 të Rregullores së Policisë, ka bërë menjëherë pezullimin pa pagesë të tre punonjësve të policisë, konkretisht:

Shkelzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
Ervis Alisinaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
• Elvis Dervishi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj këtyre punonjësve.

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për evidentimin dhe largimin nga radhët e saj të punonjësve që cenojnë imazhin e Organizatës së Policisë së Shtetit.

Poll