Tiranë- Një 42 vjeçar është gjetur i shtrirë në mes të rrugës "Sokrat Miho" mëngjesin e ditës së sotme.
Në njoftimin e policisë thuhet se 42 vjeçari i identifikuar si R.K, banues në Bilisht dyshohet se është dhunuar nga disa persona dhe më pas është braktisur në mes të rrugës.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Versus.al







